HomeSport"Jam kthyer!"/ Ronaldo përlotet para kamerave dhe u mbyll gojën kritikëve me...

“Jam kthyer!”/ Ronaldo përlotet para kamerave dhe u mbyll gojën kritikëve me një rekord botëror: Menduan se mbarova, por jam këtu

Advertismentspot_img

Futbollisti legjendar portugez, Cristiano Ronaldo, ishte protagonisti kryesor i fitores bindëse 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi 41-vjeçar realizoi dy gola dhe vendosi një rekord historik, duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa të Botës të ndryshme. Dy golat e shënuar ndaj Uzbekistanit ishin të parët e Ronaldos në këtë edicion të Botërorit, por mjaftuan për ta futur edhe një herë emrin e tij në librat e historisë së futbollit

Reagim emocional pas ndeshjes

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, Ronaldo iu drejtua kamerës televizive dhe bërtiti me emocion: “Jam kthyer, jam kthyer!”

Më vonë, në një deklaratë për mediat, kapiteni portugez shpjegoi mesazhin e tij, duke nënvizuar se kishte vuajtur pas ndeshjes së parë.

“Ata menduan se kisha mbaruar dhe se duhej t’u thosha lamtumirë, por unë jam këtu. Jam kthyer. Historitë dhe zërat nga jashtë janë gjithmonë të tilla dhe ne nuk mund t’i kontrollojmë. Ne ecim përpara dhe qëndrojmë të bashkuar”, deklaroi Ronaldo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular