HomeSportBosnja mund Katarin dhe shpreson te kualifikimi historik nëpërmjet vendit të tretë

Bosnja mund Katarin dhe shpreson te kualifikimi historik nëpërmjet vendit të tretë

Advertismentspot_img

Bosnja & Hercegovina ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të Grupit B përballë Katarit me rezultatin 3-1.

Takimi i luajtur në Seattle foli për ekipin ballkanas, që kaloi në avantazh në minutën e 29’ me talentin Alajbegovic, ndërsa pas 5 minutash shifrat u dyfishuan nga një autogol i Abunadas.

Skuadra aziatike rihapi sfidën në fundin e pjesës së parë, por në minutën e 80’, ishte Mahmic që vulosi takimin.

Me këtë fitore, Bosnja siguron vendin e tretë me katër pikë dhe tashmë do t’i duhet të presë deri në fund të grupeve për të mësuar nëse do të jetë një nga 8 vendet e treta më të mira.

Nga ana tjetër, Katari e mbyll këtu aventurën e dytë në një Botëror, kësaj radhe me një pikë të marrë.

REZULTATI

Bosnje Hercegovinë – Katar 3-1

Alajbegoviç 29′, Al Brake (aut.) 34′, Mahmic 80′ / Al Haydos 43′

GOLAT E NDESHJES

Goli i Alajbegoviç (Video)

Autogoli i Al-Brake (Video)

Goli i Al Haydos (Video)

Goli i Mahmic (Video)

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular