HomeSocialeTemperaturat shënojnë mbi 40°C, Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit në...

Temperaturat shënojnë mbi 40°C, Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit në publik. Spitalet në gjendje kritike nga vala e të nxehtit

Advertismentspot_img

Parisi po përballet me një valë të nxehti historike, ku temperaturat kanë arritur deri në 40.9°C, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në qershor. Autoritetet kanë shpallur masa emergjente për të mbrojtur qytetarët, ndërsa spitalet janë në pikën e mbingarkesës.

Nga e premtja në mesditë, konsumimi i alkoolit në hapësira publike do të ndalohet deri në orën 07:00 të mëngjesit të ditës pasuese, masë që do të përsëritet gjatë fundjavës. Po ashtu, ndalohet edhe shitja e alkoolit për ta marrë me vete në mbrëmje.

Spitalet e Parisit raportojnë një rritje të jashtëzakonshme të rasteve emergjente, me katër herë më shumë arrest kardiak brenda 24 orëve, përfshirë edhe të rinj. Përveç kësaj, janë mbyllur shkolla, parqet janë hapur 24 orë, ndërsa atraksione turistike si Kulla Eiffel dhe Luvri kanë kufizuar oraret e vizitave.

Vala e të nxehtit ka shkaktuar pasoja të rënda në mbarë Francën: dhjetëra viktima nga mbytjet, fëmijë që kanë humbur jetën pasi u lanë në makina, dy reaktorë bërthamorë të mbyllur për të mbrojtur lumenjtë, si dhe humbje masive në fermat e shpendëve.

Mbi 44 milionë qytetarë ndodhen nën alarmin e kuq për temperaturat ekstreme, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ditët në vijim do të jenë vendimtare për menaxhimin e krizës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular