HomeBotaShpërthim i fuqishëm në Monako, plagoset rëndë oligarku ukrainas me bashkëshorten! Dyshohet...

Shpërthim i fuqishëm në Monako, plagoset rëndë oligarku ukrainas me bashkëshorten! Dyshohet për atentat

Advertismentspot_img

Në Monaco ndodhi një shpërthim i qëllimshëm në një ndërtesë banimi në zonën e La Rousse-s, ku u plagos rëndë biznesmeni ukrainas Vadim Ermolaev, së bashku me partneren e tij, ndërsa djali i çiftit, 13-vjeç, mori lëndime të lehta.

Autoritetet në Monaco deklaruan se shpërthimi ndodhi rreth orës 21:00 të së hënës dhe u shkaktua nga një pajisje e vendosur në mënyrë të qëllimshme në hollin e ndërtesës, e cila sipas hetuesve përmbante elemente si bulona dhe fishekë, duke e bërë shpërthimin edhe më shkatërrues.

Të tre të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Nicës në Francë, ndërsa disa persona të tjerë u trajtuan me lëndime të lehta. Autoritetet konfirmuan se zona u izolua menjëherë dhe apartamentet e tjera në ndërtesë u siguruan për të shmangur rrezikun e mëtejshëm. Prokuroria e Monacos tha se një person i panjohur kishte vendosur një “paketë-bombë” në hyrje të ndërtesës dhe më pas ishte larguar drejt kufirit francez, në drejtim të Beausoleil, ku është kapur nga kamerat e sigurisë.

Sipas deklarimeve zyrtare, shpërthimi u konsiderua një akt i qëllimshëm dhe i paprecedent në historinë e principatës së Monaco-s, një vend i njohur për sigurinë e lartë dhe banorët e pasur. Hetimet janë në vazhdim dhe përfshijnë edhe shërbimet e inteligjencës, për të përcaktuar motivet dhe nëse ka kërcënime të tjera të mundshme.

I shënjestruari kryesor Vadim Ermolaev, një nga biznesmenët më të pasur ukrainas, ka ndërtuar pasurinë e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme përmes kompanisë Alef Estate në Dnipro. Ai kishte marrë shtetësi qipriote dhe kishte hequr dorë nga ajo ukrainase, ndërsa ishte zhvendosur në Monaco pas fillimit të luftës në Ukrainë. Në vitin 2023, ai ishte vendosur nën sanksione nga autoritetet e Kievit për aktivitete tregtare të lidhura me shitje alkooli në territorin e pushtuar të Krimesë.

Autoritetet e Monacos dhe Francës po bashkëpunojnë ngushtë për të identifikuar autorin e sulmit, i cili mbetet në arrati, ndërsa Princi Albert II e dënoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe të papranueshëm që ka tronditur komunitetin e principatës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular