HomeSportRonaldo e mbyll me Portugalinë! Motra e sulmuesit konfirmon lajmin e bujshëm

Ronaldo e mbyll me Portugalinë! Motra e sulmuesit konfirmon lajmin e bujshëm

Advertismentspot_img

Kristiano Ronaldo do ta mbyllë me përfaqësuesen e Portugalisë pas përfundimit të Botërorit 2026. Lajmin e bujshëm e ka dhënë vetë motra e tij, Katia Aveiro, në një intervistë për “Sport TV”, vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes së Portugalisë ndaj Kroacisë në fazën me eliminim direkt.

“Sipas informacionit që kam, ai mund të jetë duke thënë lamtumirë. Jo sot, por mendoj se kjo është lamtumira. Po i referohem ekipit kombëtar. Sipas një burimi të besueshëm, Kupa e Botës është ‘vallëzimi i fundit’”, tha ajo para se të nisej drejt stadiumit të Torontos ku luhej ndeshja.

Kjo do të thotë se ndeshja e fundit e Portugalisë në këtë Botëror, përkon edhe me atë të Ronaldos me fanellën e përfaqësueses me të cilën deri më sot ka luajtur 232 ndeshje e ka shënuar 145 gola.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular