HomeAktualitet“Festofsh me engjëjt atje ku je”, Edlira Çepani publikon foton me Gertin...

“Festofsh me engjëjt atje ku je”, Edlira Çepani publikon foton me Gertin në ditën e tij të lindjes shoqëruar me mesazhin prekës

Advertismentspot_img

Në ditën e tij të lindjes, kur do të mbushte 46 vjeç, Edlira Çepani ka kujtuar me një mesazh zemre bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet krah të shoqit, me një mesazh prekës.
“Të rrallë janë njerëzit që impaktojnë për mirë këdo që takojnë në jetë dhe ti ishe njëri prej tyre! Ne do të kujtojmë e do të festojmë veç ditëlindje për ty, drita jonë.
Festofsh me engjëjt atje ku je, ndërkohë që ne vazhdojmë ta falënderojmë Zotin gjithmonë për çdo ditë që patëm fatin të të kishim fizikisht me ne! Të kemi në zemër çdo ditë derisa të ritakohemi sërish. We love you, Dada”, shkruan ajo.

Bogdani u nda nga jeta parakohe në vitin 2024, si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa la pas të shoqen dhe dy fëmijë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular