HomeAktualitetNdahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Selman Hysenagolli, Prefekti i parë demokrat...

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Selman Hysenagolli, Prefekti i parë demokrat i Qarkut të Kukësit 1992-1996

Advertismentspot_img

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Selman Hysenagolli, Prefekti i parë demokrat i Qarkut të Kukësit 1992-1996.
Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Selman Hysenagollit, jurist, avokat, veprimtar politik dhe Prefekti i parë demokrat i Qarkut të Kukësit.
Selman Hysenagolli ishte trashëgimtar i familjes fisnike Hysenagolli të Dohoshishtit të Dibrës, një familje me kontribute të çmuara në lëvizjet historike dhe kombëtare të Shqipërisë.
Gjatë jetës së tij ai shërbeu me profesionalizëm në administratën publike dhe në organet e qeverisjes vendore në Dibër. Njëkohësisht, ishte ndër drejtuesit dhe kontribuesit e palodhur të së djathtës shqiptare dhe të Lëvizjes së Legalitetit, duke mbetur gjithmonë besnik ndaj parimeve të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave kombëtare.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Hysenagolli, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij për këtë humbje të madhe.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! U prehtë në paqe dhe i qoftë dheu i lehtë, Selman Hysenagolli.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular