HomeAktualitetVIDEO/“Sport-Verë 2026” në 4 disiplina sportive me pjesmarrjen 250 nxënësve, Rama i...

VIDEO/“Sport-Verë 2026” në 4 disiplina sportive me pjesmarrjen 250 nxënësve, Rama i bën jehonë projektit te Bashkisë Kamëz

Advertismentspot_img

Fal mbështetjes së drejtëpërdrejtë dhe të pakursyer të kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli aktivitetet në Kamëz nuk mungojnë në mjaft fusha. Konkretisht njëri prej tyre është që ka nisur dhe lajmërohet nga vet kryebashkiaku Suli është projekti “Sport–Verë 2026”, që promovon sportin dhe një verë aktive për fëmijët e të rinjtë. “Ky aktivitet po mbahet në ambjentet sportive “Shaban Uka” tek Parku i Liqenit të Paskuqanit çdo ditë nga ora 08:00 – 10:00 në disiplinat; Futboll, Basketboll, Volejboll, Tenis.  Rreth 250 fëmijë janë bërë tashmë pjesë e aktiviteteve. Mirëpresim edhe fëmijë të tjerë t’i bashkohen projektit dhe të kalojnë një verë plot sport e argëtim” – shkruan z.Suli.


Kryeministri Edi Rama në faqen zyrtare në FB do ta promovonte dhe mbështeste këtë projekt teksa sot shkruan – “MIRËMËNGJES dhe me energjinë e bukur të mbi 250 nxënësve në Kamëz, që po i kalojnë pushimet verore mes sportit, argëtimit dhe jetës aktive, falë projektit “Sport-Verë 2026” në ambientet moderne sportive “Shaban Uka”, ju uroj një ditë të mbarë”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular