HomeAktualitetAksion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të...

Aksion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

Advertismentspot_img

Një aksion është zhvilluar në Durrës këtë të enjte, 9 korrik, në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave.

Me urdhër të autoriteteve, janë ekzekutuar 12 masa sigurie, që përfshijnë “arrest në burg”, “arrest në shtëpi” dhe “detyrim për paraqitje”.

Masat janë caktuar ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Kadastrës, si edhe ndaj personave të dyshuar se kanë përfituar nga dokumente të falsifikuara për tjetërsimin e pronave.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi operacionin dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular