Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga koncerti i artistit me famë botërore Kanye West, i cili do të mbahet më 11 korrik 2026 në Tiranë, saktësisht në Kashar, Policia e Tiranës ka njoftuar se do të zbatohen masa të posaçme për menaxhimin e trafikut, duke vendosur kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa nga akset kryesor.
Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 07:00 deri në orën 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga zona e “Eiffelit” deri te “Casa Italia”, ndërsa segmenti do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet. Gjatë të njëjtit interval kohor do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës në rrethrrotullimin e “Casa Italia”.
Po ashtu, nga ora 12:00 deri në mesnatë, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”, si edhe në aksin “Sokrat Miho” – “Kasem Shima” – “7 Nëntori”, i cili do të jetë i kalueshëm vetëm me sens daljeje.
Policia njofton gjithashtu se, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve në koncert, mund të ketë bllokime të përkohshme edhe në aksin nga Ura e Institutit deri te “Casa Italia”, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.
Gjatë gjithë kohës së zbatimit të këtyre masave, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit.
Policia e Tiranës u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe i fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre paraprakisht, të përdorin akse alternative dhe të respektojnë udhëzimet e uniformave blu për të shmangur vonesat në qarkullim.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.
Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative







