HomeSportBie Norvegjia, dopieta e Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinalen e Botërorit

Bie Norvegjia, dopieta e Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinalen e Botërorit

Advertismentspot_img

Anglia kualifikohet fal dopietës së Xhud Bellingham në duelin ndaj Norvegjisë, të fituar nga “3 Luanët” me rezultatin 1 me 2.

Ishin vikingët që shënuan të parët me Shjelderup në minutën e 36-të, ndërkohë që Bellingham rikthehu baraspeshën në minutën e 45+2, me një gol që shkaktoi polemika të shumta.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1 me 1. Në fillimin e shtësës së parë ishte sërish Bellingham, i cili tund rrjetën për 2 me 1.

Me një paraqitje tjetër heroike në mbrojtje në minutat e fundit, Anglia arriti ta ruante epërsinë dhe siguroi fitoren ndaj Norvegjisë.

“Tre Luanët” regjistruan vetëm fitoren e dytë në shtatë përballjet e fundit ndaj një kundërshtari evropian në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Ky sukses i dërgon anglezët në gjysmëfinalen e katërt në historinë e tyre në Botëror. Ndërkohë, aventura mbresëlënëse e Norvegjisë në turne mori fund pas një ecurie që kishte surprizuar shumë tifozë dhe analistë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular