HomeKronikeSherri te Syri i Kaltër/Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta...

Sherri te Syri i Kaltër/Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin e një subjekti, procedohen edhe tre persona

Advertismentspot_img

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar me një të arrestuar dhe tre persona të proceduar penalisht.

Sipas Policisë së Sarandës, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, pas një debati për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete të marrë me qira për lëvizje brenda parkut.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka goditur me sende të forta administratorin e subjektit, A. L., 27 vjeç, i cili ka pësuar fraktura. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, vëllai i tij, 45-vjeçari A. H., shtetasi S. Ç., si dhe administratori i subjektit, A. L., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular