HomeAktualitet"Ku kam takat unë për protestë”, qytetarët i kërkuan t'iu bashkohet në...

“Ku kam takat unë për protestë”, qytetarët i kërkuan t’iu bashkohet në shesh, reagon Mimoza Ahmeti: Kur protestoja une, ju talleshit

Advertismentspot_img

Fituesja e edicionit të “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka reaguar pas kërkesave të shumta nga ndjekësit e saj për t’iu bashkuar protestave që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në Tiranë.

Gjatë një komunikimi live në TikTok me Eraldo Rexho, ajo ka bërë të qartë qëndrimin e saj, duke deklaruar se nuk do të jetë pjesë e protestave.

Moza ka rrëfyer se pas tre muajsh qëndrimi në reality-show ndihet e lodhur fizikisht dhe emocionalisht. “Ku kam takat unë për protestë, jam lodhur, jam gërdisur, plot tre muaj në fermë”, është shprehur ajo, duke iu përgjigjur ndjekësve që e prisnin mes protestuesve.

Mimoza Ahmeti ka kujtuar gjithashtu protestat e saj ndër vite, duke kritikuar mungesën e mbështetjes nga shoqëria në ato momente. “Kur kam protestuar unë që në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju pak për mua”, ka deklaruar ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular