HomeKronikeDrogoi dhe përdhunoi të paktën 14 gra, akuza të rënda ndaj 68-vjeçarit...

Drogoi dhe përdhunoi të paktën 14 gra, akuza të rënda ndaj 68-vjeçarit në Berlin! Dyshohet për 58 viktima

Advertismentspot_img

Zyra e Prokurorit të Berlinit ka ngritur akuza ndaj një burri 68-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 22 përdhunime ndaj 14 grave, pasi i drogonte ato me një përzierje pilulash gjumi dhe alkooli.

Ai akuzohet gjithashtu për plagosje të rënda trupore dhe filmimin e akteve të tij kriminale.

Sipas prokurorisë, i dyshuari ndodhet në paraburgim që nga fillimi i muajit mars. Hetimet kanë zbuluar se ai i gjente viktimat përmes platformave të njohjeve online, ku krijonte kontakte me to përpara se t’i anestezonte dhe t’i përdhunonte.

Shumica e grave nuk kishin dijeni se ishin viktima të këtyre krimeve dhe e mësuan këtë vetëm pasi u kontaktuan nga autoritetet gjatë hetimeve.

Policia arriti të identifikojë autorin pasi ai kishte ndarë një video të akteve të tij me një të njohur, i cili ishte nën vëzhgim për veprimtari të ngjashme kriminale. Ky material u bë një provë kyçe për zbardhjen e çështjes.

Sipas Zyrës së Prokurorit, ekzistojnë dyshime se numri i viktimave mund të arrijë në 58 gra, megjithatë jo të gjitha janë identifikuar dhe një pjesë e hetimeve vijon ende.

Autoritetet bënë të ditur gjithashtu se në një rast, një grua dyshohet se është përdhunuar plot 36 herë nga i njëjti person në periudhën 2010–2014. Megjithatë, procedimi penal për këtë rast është ndërprerë për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimave të tjera të mundshme dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të 68-vjeçarit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular