HomeBotaShpëtoi 155 pasagjerë, tani përballet me Alzheimerin, lajm i trishtë për pilotin...

Shpëtoi 155 pasagjerë, tani përballet me Alzheimerin, lajm i trishtë për pilotin që bëri historinë në Hudson

Advertismentspot_img

Kapiteni amerikan Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi realizoi uljen e jashtëzakonshme të një avioni në lumin Hudson në Nju Jork në vitin 2009 dhe shpëtoi jetën e 155 personave, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Lajmin e bëri publik vetë ish-piloti 75-vjeçar përmes faqes së tij personale, duke sqaruar se diagnoza është vendosur së fundmi dhe se sëmundja ndodhet në fazat e hershme.

“Për momentin, kjo do të thotë që mund të mos kujtoj një emër, të harroj një histori që sapo kam treguar ose të mos fle mirë, por jam në fillim të këtij udhëtimi të gjatë”, shkroi ai. Sullenberger shtoi se kjo përvojë e ka shtyrë të reflektojë mbi kuptimin e shërbimit dhe se ka zgjedhur të flasë hapur për sëmundjen e tij.

Sullenberger hyri në histori më 15 janar 2009, kur, si kapiten i fluturimit 1549 të US Airways nga Nju Jorku drejt Karolinës së Veriut, u detyrua të kryente një ulje emergjente në lumin Hudson pasi avioni u përplas me një tufë zogjsh dhe humbi fuqinë në të dy motorët. Falë manovrës së tij, të gjithë 155 personat në bord mbijetuan.

Sullenberger hyri në histori më 15 janar 2009, kur, si kapiten i fluturimit 1549 të US Airways nga Nju Jorku drejt Karolinës së Veriut, u detyrua të kryente një ulje emergjente në lumin Hudson pasi avioni u përplas me një tufë zogjsh dhe humbi fuqinë në të dy motorët. Falë manovrës së tij, të gjithë 155 personat në bord mbijetuan.

Ngjarja u konsiderua një nga operacionet më të suksesshme të shpëtimit në historinë e aviacionit civil dhe u ekranizua në vitin 2016 me filmin “Sully”, ku rolin e kapitenit e interpretoi aktori Tom Hanks.

Në mesazhin e tij, Sullenberger kujtoi edhe fjalët që kishte thënë shpesh për atë fluturim: “Guximi mund të jetë ngjitës”. Ai shtoi se tani i duhet i njëjti guxim për të përballuar Alzheimerin.

“Tani jam pjesë e një komuniteti shumë më të madh dhe besoj se të gjithë do ta përballojmë këtë sfidë së bashku”, përfundoi ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular