HomeSportKampione e Botës për herë të dytë/ “La Roja-t” vendosin një tjetër...

Kampione e Botës për herë të dytë/ “La Roja-t” vendosin një tjetër rekord, pësuan vetëm një gol në tetë ndeshje

Advertismentspot_img

Spanja nuk u mjaftua vetëm me fitimin e Kupës së Botës 2026, por vendosi edhe një rekord historik.

Me triumfin 1-0 ndaj Argjentinës në finale, “La Roja” e mbylli turneun me vetëm një gol të pësuar në tetë ndeshje, duke regjistruar mbrojtjen më të mirë të një skuadre kampione në historinë e Kupës së Botës.

Asnjë kombëtare tjetër që ka fituar Botërorin nuk kishte arritur më parë ta përfundonte turneun me kaq pak gola të pësuar.

Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili në minutën e 106-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë Spanjës golin e fitores dhe titullin botëror.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe u mbyll pa gola në 90 minutat e kohës së rregullt. Spanja ishte skuadra që krijoi më shumë raste, me Emiliano Martinez që mbajti në lojë Argjentinën falë disa pritjeve vendimtare ndaj Lami

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular