Ish-presidenti Bamir Topi është dëshmitari i radhës për dosjen “Partizani”, ku sot do të mbahet gjyqi i theme. Ish-presidenti do të dëshmojë në orën 11:00.
Më herët, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarja nëse Bamir Topi do të dëshmojë pro tij, ku u përgjigj duke thënë “S’kam nevojë për njeri në botë që të dëshmojë pro meje, sepse është dëshmuar që s’ka asnjë shkelje ligjore, as edhe një shkelje të vogël ligjore. Ka trillime”.







