Vendi ynë, ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në jug dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në veri e qendër, dhe lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet në veriperëndim hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/s. Ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Si do të jenë temperaturat:
QYTETET Temperaturat
Shkodër 23/37
Kukës 20/36
Lezhë 21/35
Dibër 19/35
Durrës 21/33
Tiranë 25/39
Elbasan 24/40
Berat 20/40
Vlorë 23/38
Korçë 18/36
Gjirokastër 17/40
Sarandë 23/38







