HomeBota100 milionë dollarë dhe një diamant 33-karatësh, kush është e dashura e...

100 milionë dollarë dhe një diamant 33-karatësh, kush është e dashura e fundit e Jeffrey Epstein që do të trashëgojë pasurinë e ish-financierit amerikan

Advertismentspot_img

Karyna Shuliak, një dentiste 37-vjeçare me origjinë nga Bjellorusia, mund të jetë përfituesja e një pjese të konsiderueshme të pasurisë së Jeffrey Epstein, financierit amerikan që vdiq në burg në vitin 2019.

Sipas raportimeve të The New York Times, ajo mund të trashëgojë deri në 100 milionë dollarë, si edhe një diamant me vlerë të lartë prej 33 karatësh.

Shuliak dhe Epstein thuhet se kanë qenë në një lidhje për rreth tetë vjet. Marrëdhënia e tyre është përmendur edhe në dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Sipas raportimeve, Shuliak ishte personi i fundit me të cilin Epstein foli në telefon para se të vdiste në qelinë e tij.

Mediat amerikane shkruajnë se ata u njohën kur Shuliak ishte vetëm 21 vjeç dhe kishte mbërritur prej pak muajsh në Nju Jork. Epstein e përshkruante atë si “të preferuarën e tij” dhe, sipas raportimeve, e ndihmoi të regjistrohej në Shkollën e Stomatologjisë të Universitetit Columbia, si edhe të siguronte lejen e qëndrimit në SHBA.

Po sipas The New York Times, Epstein i kishte sugjeruar asaj se martesa me një nga viktimat e tij do të ishte mënyra më e shpejtë për të marrë kartën e gjelbër. Gjatë viteve, çifti udhëtoi në vende të ndryshme të botës, ndërsa Shuliak thuhet se dërgoi shuma të mëdha parash për familjen e saj në Bjellorusi.

Me kalimin e kohës, Epstein i besoi asaj administrimin e një pjese të aseteve të tij, çka ka nxitur spekulime se dentistja mund të jetë një nga përfitueset kryesore të pasurisë së tij, e vlerësuar në dhjetëra miliona dollarë. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi mënyrën se si do të ndahet trashëgimia.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular