HomeBota“Si ta vrasësh Melania Trump”/ Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e...

“Si ta vrasësh Melania Trump”/ Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj Barron, ndjekje hap pas hapi

Advertismentspot_img

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane.

Një video propagandistike që qarkullon në rrjetet sociale dhe është raportuar nga New York Post përmban kërcënime ndaj tyre, përfshirë ndjekje hap pas hapi.

Materiali, i cili nxit mbështetësit e regjimit të Ajatollahëve, përfshin referenca ndaj lëvizjeve të Melania Trump dhe vrasjen e saj. (Klikoni për të parë videon)

Sipas raportimit, videoja mban titullin “Si ta vrasësh Melania Trump” dhe shfaq pamje të Zonjës së Parë gjatë lëvizjeve me autokolonën presidenciale, si edhe në zona të ndryshme të qytetit të New Jorkut.

Në fund të videos përmendet edhe Barron Trump, i cili gjithashtu paraqitet si objektiv i kërcënimeve.

Udhëtimet e saj për blerje mund të jenë “të përshtatshme për operacione globale të luftëtarëve të lirisë”, thuhet në video, e cila gjithashtu sugjeron përdorimin e një agjenti për të helmuar çdo veshje që Zonja e Parë mund të blejë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular