Në kuadër të aktivitetit “Nga Dashuria, Lind Ndryshimi”, Organizata “Brandon Forever 22 Legacy”, në bashkëpunim me disa nga kompanitë më prestigjioze në vend, solli mbështetje dhe shpresë për familjet në nevojë. Vullnetarët e organizatës vizituan 11 familje në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, duke shpërndarë pako ushqimore, por mbi të gjitha duke dhuruar dashuri, kujdes dhe solidaritet. Mirënjohje të veçantë për partnerët tanë të çmuar Teuta, Eurolab, Deka dhe Olim, Miell Tirana dhe Agna Group, të cilët me mbështetjen e tyre bënë të mundur realizimin e këtij misioni humanitar.







