HomeSocialeShqipëria nis aplikimin e injeksioneve që parandalojnë verbërinë te foshnjat prematurë

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve që parandalojnë verbërinë te foshnjat prematurë

Advertismentspot_img

Për herë të parë, në Shqipëri ka nisur aplikimi i injeksioneve intravitreale për trajtimin e foshnjave të lindura para kohe që rrezikojnë të humbasin shikimin. Mjekët okulistë theksojnë se kjo terapi u ofrohet vetëm rasteve që plotësojnë kriteret mjekësore dhe mund të parandalojë verbërinë nëse ndërhyrja kryhet në kohën e duhur.

Sipas specialistëve të Shërbimit të Okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, identifikimi i foshnjave që kanë nevojë për trajtim realizohet përmes bashkëpunimit mes mjekëve të maternitetit dhe okulistëve.

Okulistja Alketa Tandili shpjegon se injeksionet përdoren për të trajtuar retinopatinë e prematuritetit, një sëmundje që prek zhvillimin e enëve të gjakut në retinë dhe mund të çojë në verbëri nëse nuk trajtohet në kohë.

Kandidatët për këtë trajtim janë foshnjat e lindura para javës së 32-të të shtatzënisë, me peshë nën 1.500 gramë, si edhe ato që kanë kaluar terapi të zgjatur me oksigjen, anemi të rëndë ose kanë marrë transfuzion gjaku.

Mjekët theksojnë se periudha më kritike për diagnostikimin dhe ndërhyrjen është java e pestë deri në të gjashtën pas lindjes. Në shumicën e rasteve mjafton një injeksion i vetëm për të ndaluar përparimin e sëmundjes, ndërsa vetëm në raste të rralla nevojitet një dozë e dytë.

Çdo vit në Shqipëri identifikohen rreth 12 foshnja prematurë me probleme serioze të shikimit. Specialistët nënvizojnë se, kur sëmundja diagnostikohet dhe trajtohet në fazat e hershme, mundësia e rikuperimit është pothuajse e plotë, duke shmangur verbërinë.

Injeksionet intravitreale për trajtimin e retinopatisë së prematuritetit përdoren prej disa vitesh në vendet evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tashmë kjo metodë po aplikohet edhe në Shqipëri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular