Kryeministri Edi Rama ka publikuar momente nga punimet që po zhvillohen në aksin Elbasan-Qafë Thanë.
Sipas tij punimet po ecin me ritme të larta, teksa pritet që ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.







