Për futbolldashësit ata janë vetëm djemtë e Kombëtares sonë, por për një publik edhe më të gjerë, ata janë edhe emrat më të pëlqyer në showbiz.

Futbollistët e Kombëtares ia kanë dalë që t’i marrin zemrat publikut, duke bërë që t’i ndjekim edhe më tej se fusha e blertë. E mesa duket kemi të reja. Nëse u hedhim një sy rrjeteve të tyre sociale, shohim që ata janë ende duke shijuar verën dhe dashurinë. Javët e fundit mesa duket për disa prej tyre kanë qenë intensive.


REI MANAJ
Këto janë ditët e fundit të Reit, përpara se të bëhet baba. Sulmuesi i Kombëtares sonë është në pritje të fëmijës së tij të parë, por deri sa bebi të vijë, ai po shijon ende verën. Pas pushimeve me familjen në jug të vendit, tashmë sulmuesi është rikthyer në Turqi. I njohur për jetën e tij luksoze, ai është shfaqur duke pushuar mbi një jaht luksoz. Veç aftësive në fushë, duket se aftësi ka edhe në ujë, pasi si mund të shihet ka preferuar edhe sportet e zhytjes. E si gjithnjë, Manaj ka preferuar që mos të na zbulojë më shumë se kush gjendet tjetër me të në këtë jaht luksoz.


MARIO MITAJ
Në fushën e blertë është një ndër emrat më premtues dhe më të pëlqyer. Si një figurë që preferon të rrijë i tërhequr nga fama, Mitaj duket se nuk i shpëton dot vëmendjes së ndjekësve. Këtë herë, ai ka zbuluar më shumë për romancën e tij. Më i dashuruar se kurrë, Mario ka publikuar disa foto ku zbulon se është 1 vjetori i lidhjes së tij. Vajza në krah të futbollistit është e huaj dhe mesa duket kjo histori ka nisur një vit më parë. Në këtë përvjetor, çifti ka ndarë disa foto të tyre nga koha qëkur nisi kjo romancë. Jemi të sigurt që tashmë, që dyshja është konsoliduar, do t’i shohim më shpesh në “Instagram”-in e futbollistit.

JULIAN SHEHU
Një tjetër dasmë në Kombëtaren tonë. Pas Arbër Hoxhës, tashmë është radhë e Julian Shehut që të celebrojë dashurinë e tij me bukuroshen Tea. Lajmin e ka bërë me dije vetë futbollisti në llogarinë e tij personale. Si mund edhe të shihet në foto, Shehu qenka një djalë shumë romantik. Si një skenar filmash, ai i ka propozuar për martesë partneres së tij gjatë një darke romantike. Pas disa vitesh së bashku, mesa duket çifti tashmë do të celebrojnë dashurinë e tyre në martesë. Një histori e gjatë kjo historie, por që asnjëherë nuk ka qenë e fshehtë për ndjekësit, pasi të dy kanë foto me njëri tjetrin në llogaritë e tyre.

THOMAS STRAKOSHA
‘Gardiani’ i portës sonë, prej më shumë se një viti po shijon romancën e tij me Marien, vajzën greke që i ka rrëmbyer zemrën. Çifti, tashmë ka një histori të konsoliduar dhe shijojnë së bashku pushimet luksoze në Mikonos. Ashtu edhe si mund ta shohim në foto, dyshja është më e dashuruar se kurrë, duke mos i ndalur foto duke u puthur apo përqafuar. Pas një sezoni të ngjeshur, pak relaks dhe romancë është gjithçka që i duhet portierit të Kombëtares sonë, pas rikthimit që e prej pas pak javësh.







