HomeKryesoreMë 19 gusht në Tiranë 3300 aplikantë në garë për arkitekturën, ja...

Më 19 gusht në Tiranë 3300 aplikantë në garë për arkitekturën, ja programet për të cilat u shfaq interesi më i lartë

Advertismentspot_img

Interesi i maturantëve për fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në universitetin Politeknik vijon të mbetet i lartë.

Numri i maturantëve që kanë zgjedhur të garojnë për tre programet e studimit në këtë fakultet është 3321 kandidatë për 180 kuota pranimi.

Maturantët që në formularin A2, mes 10 preferencave kanë zgjedhur edhe degët e arkitekturës, duhet të regjistrohen online në datat 10-14 gusht 2026, ora 16:00 për të hyrë në testim.

Konkrusi do të zhvillohet më 19 Gusht në pallatin e kongreseve në Tiranë.

Programet për të cilat organizohet konkursi janë: programet Master i Integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë ,profilet Arkitekt dhe Urbanist, të cilat kanë një kohëzgjatje studimi prej 5 vitesh, si dhe programi 3-vjeçar Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn.

Edhe këtë vit, interesi më i madh i të rinjve është për degën Interier dhe Dizajn, ku ka 1,455 kandidatë për vetëm 30 kuota, duke bërë që gara të jetë shumë e fortë, pasi për një vend garojnë 48 persona.

Tek Arkitektura garojnë rreth 1,300 kandidatë për 100 kuota, ndërsa në profilin Urbanistik janë në garë rreth 570 maturantë për 50 kuota pranimi.

GARA NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS

PROGRAMI              APLIKANTËT             KUOTAT

Arkitekturë                    1,295 aplikantë               100 kuota

Urbanistik                        571aplikantë                   50 kuota

Interieri dhe Dizajn      1,455 aplikantë                  30 kuota

Totali                               3,321 aplikantë               180 kuota

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular