HomeAktualitetZjarri në Malin e Krujës del jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave...

Zjarri në Malin e Krujës del jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave të banuara. Bashkia urdhëron evakuim të banorëve

Advertismentspot_img

Zjarri në Malin e Krujës ka nisur që prej mesditës së sotme dhe, pas ndërhyrjes nga ajri, situata është përkeqësuar pas largimit të helikopterëve të emergjencave civile Flakët kanë dalë sërish jashtë kontrollit dhe po zbresin në drejtim të zonave më poshtë, duke rritur shqetësimin për objektet e banuara dhe lokalet që ndodhen në afërsi. Ndërhyrja nga ajri ka qenë e nevojshme për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa pas largimit të helikopterëve flakët kanë vijuar përhapjen. Banorët dhe personat që ndodhen në zonë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ajri për të frenuar zjarrin dhe për të shmangur afrimin e flakëve drejt zonave të banuara. Në vendngjarje ndodhen Forcat Operacionale dhe Forcat e Armatosura. Bashkia Krujë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të zonës Barabit-Lluban, ndërsa strukturat e emergjencave, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për realizimin e evakuimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Njoftimi nga Bashkia

Urdhër për evakuim të menjëhershëm në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë

Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë.

Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë.

Për realizimin e evakuimit do të angazhohen mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara.

Bashkia Krujë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, do të garantojë strehimin e përkohshëm të qytetarëve të evakuuar, regjistrimin e tyre, sigurimin e nevojave bazë dhe asistencën shëndetësore.

📌 U bëjmë thirrje banorëve të zonës Barabit–Lluban të ndjekin me përparësi udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave gjatë procesit të evakuimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular