Albanologia rumune Oana Glasu ka botuar në revistën Oltart, gusht 2026, një fragment nga romani Ministri i autorit Ahmet Prençi. Teksa publikon faqet e përkthimit ne rrjetin social Facebook ajo shkruan” –“Në numrin 56(3) të revistës Oltart, gusht 2026, një fragment nga romani Ministri, nga autori shqiptar – Ahmet Prençi! Ti thua se ai shkroi për tonën! (Për situatën në Rumani). Ne ripostimin e tij autori Prençi shkruan” –Faleminderit nga zemra Oana Anca Mihaela Glasu! Një fragment nga romani “Ministri” botuar sot ne revistën letrare rumune “Oltart”.
Më tej në një koment shkrimtari Ahmet Prençi i shkruan albanologes romune –“Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës, Oana, që i ke kushtuar kohë dhe vëmendje romanit tim, duke e përkthyer dhe duke e bërë pjesë të revistës letrare “Oltart” në Rumani.
Ndihem i privilegjuar që, nëpërmjet punës dhe përkushtimit tuaj, lexuesi rumun do të ketë mundësinë të njohë pjesë nga libri im. Të falënderoj nga zemra edhe një herë për këtë vëmendje dhe për këtë mundësi të çmuar”.
“Asgjë, me dashuri, romani është krejt i përkthyer, arritje do jetë ta shohim në libraritë rumune! Shpresoj së shpejti, brenda këtij viti! : shkruan albanologia Ona Glasu.













