Polici Altin Kryeziu nuk arriti ta fitojë betejën për jetën. Pas shtatë ditësh të luftës nëpër spital, ai ka ndërruar jetë sot si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë në aksidentin e 16 gushtit në Malishevë, ndërsa ishte në krye të detyrës.
Mediat në Kosovë raportojnë se personi i dyshuar wë shkaktoi aksidentin e rëndë është Faton Gecaj, 27-vjeç, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi më 16 gusht, rreth orës 20:20, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Altin Kryeziu pësoi lëndime shumë të rënda dhe u dërgua për trajtim në QKUK, ku mjekët u përpoqën t’ia shpëtojnë jetën.
Nga aksidenti u lënduan edhe pesë persona të tjerë. Sipas informacioneve të para, lëndimet e tyre ishin të lehta dhe jeta e tyre nuk ishte në rrezik.







