HomeKronikeVIDEO- Ekzekutohet në mes të ditës kreu i një mafie, autori afrohet...

VIDEO- Ekzekutohet në mes të ditës kreu i një mafie, autori afrohet dhe e qëllon në kokë me gjakftohtësi

Advertismentspot_img

Yanis Yushvaev, i përshkruar nga mediat izraelite si kreu i të ashtuquajturës “mafia kaukaziane” në Izrael, u vra me armë zjarri të dielën pranë një pike karburanti në Cezare.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Pamjet tregojnë Yushvaevin duke dalë nga një restorant në ambientet e pikës së karburantit, së bashku me dy persona të tjerë.

Në atë moment, një person i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele bejsbolli iu afrua grupit. Sipas pamjeve, autori kaloi pranë tyre dhe më pas u kthye papritur, nxori një armë dhe qëlloi Yushvaevin nga pas kokës, në distancë shumë të afërt. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Yushvaev mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spital në gjendje kritike, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Policia izraelite ka nisur një operacion për gjetjen dhe arrestimin e autorit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular