HomeKronikeRa në humnerë, pamjet e momentit kur shpëtohet pas më shumë se...

Ra në humnerë, pamjet e momentit kur shpëtohet pas më shumë se 8 orësh nga Policia dhe Zjarrfikësja, 48-vjeçari në fshatin Kapaj, Mallakastër

Advertismentspot_img

Në fshatin Kapaj, Mallakastër, shtetasi F. S., 48 vjeç, duke tentuar të rregullonte tubin vaditës të ujit, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, ku ka mbetur i bllokuar.

Pas njoftimit të marrë nga familjarët, shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga humnera.

Pas një ndërhyrjeje të përbashkët, u bë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit, i cili kishte qëndruar i bllokuar për më shumë se 8 orë.

Shtetasi F. S. ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për këtë arsye, u transportua për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e Shtetit mbetet në çdo moment në shërbim dhe në ndihmë të qytetarëve, duke ndërhyrë në çdo situatë ku kërkohet ndihma e saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular