HomeSportVIDEO/ Ronaldo lë fushën i tërbuar, trajneri e zëvendëson në pushim dhe...

VIDEO/ Ronaldo lë fushën i tërbuar, trajneri e zëvendëson në pushim dhe përmbys ndeshjen pa të

Advertismentspot_img

Kristiano Ronaldo është bërë përsëri protagonist sot me fanellën e Al Nasr, por jo ashtu siç do të donte ai. Portugezi la lojën i tërbuar në fundin e pjesës së parë dhe nuk u kthye në të dytën.

Gjithçka ndodhi për shkak të situatave të krijuara në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Al Etifaq, ku fillimisht portieri Bento u ndëshkua me të kuq. Al Nasr pësoi dy gola me portierin zëvendësues, sauditin Al Otalbi dhe tek i dyti Ronaldo nuk u përmbajt me reagimin e tij për shkak të gafës së portierit.

SHIH VIDEON

Ngjarja ndodhi në minuat shtesë të pjesës së parë dhe pas vërshëllimës, skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjeve me Ronaldon e inatosur që bënte me gjeste nga tribuna dhe hoqi edhe shiritin e kapitenit që mbante në krah.

SHIH VIDEON

Trajneri Ante Postecoglu vendosi të mos e hidhte në fushë në pjesën e dytë dhe duket se kjo funksionoi më së miri për Al Nasr që shënoi 3 herë dhe përmbysi rezultatin duke fituar 3-2.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular