Të paktën 14 fëmijë të porsalindur kanë vdekur pas një zjarri që shpërtheu në repartin e maternitetit të një spitali në kryeqytetin pakistanez, Islamabad. Në foshnje raportohet që të ketë shpëtuar, raportojnë mediat e huaja.
Zjarri shpërtheu të mërkurën në mëngjes në Institutin e Shkencave Mjekësore të Pakistanit, i cili strehonte deri në 15 të porsalindur. Sipas raportimeve, zjarri dyshohet se u shkaktua nga një defekt në sistemet e ajrit të kondicionuar.
Ekipet e urgjencës shpëtuan të paktën 19 persona nga spitali.
“Një tragjedi që përfshin fëmijë është një humbje e pariparueshme. Përgjegjësit duhet të identifikohen dhe duhet të merren masat më të rrepta”, tha kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif.
Instituti i Shkencave Mjekësore të Pakistanit (PIMS) është një nga spitalet më të mëdha në kryeqytetin e Pakistanit.







