Lëvizja Vetëvendosje thotë se tashmë i ka përcaktuar emrat që do të propozojë për presidentin e ardhshëm të Kosovës, edhe pse deklaron se emrat nuk do të bëhen publikë para takimit me LDK-në. Ndësa Opozita kërkonë Konstituimin e kuvendit të Kosovës, ministri Glauk Konjufca thekson se negociatat mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut mund të sjellin një marrëveshje për presidentin e ri.
Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës? Emrat tashmë janë në tavolinën e Vetëvendosjes, por mbeten secret.
Glauk Konjufca thotë se Albin Kurti është gati për negociata me Lumir Abdixhikun dhe shpreson që nga ky takim të dalë edhe marrëveshja që mund t’i japë fund ngërçit për zgjedhjen e presidentit.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi se emrat nuk do të bëhen publikë para takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi sipas tij, kjo do të dëmtonte procesin e negociimit.
Konjufca tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i gatshëm të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe pret që në këtë takim të diskutohen konkretisht kandidaturat për postin e presidentit.
Sipas tij, deklarata e LDK-së se është e gatshme për takim krijon një mundësi të re për arritjen e një marrëveshjeje.
Konjufca shprehu optimizëm se nga këto negociata mund të dalë edhe emri i presidentit ose presidentes së ardhshme të Kosovës.
Por takimi mes dy partive ende nuk është konkretizuar. Konjufca tha se Vetëvendosje është në pritje të një ftese nga LDK-ja për përcaktimin e datës së takimit.
Ai pranoi se do të kishte preferuar që takimi të zhvillohej javën e kaluar, por tha se partitë kanë nevojë për kohë për të përcaktuar emrat konkretë që do të hedhin në tryezën e negociatave.
Çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga nyjet kryesore të krizës institucionale në Kosovë, ndërsa një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së shihet si një prej mundësive për zhbllokimin e situatës përmes një marrëveshjeje konkrete.







