Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin e mbasdites “ Ditar” në TëVë1 mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare përkatësisht në nismën e re të SHBA mbi një paketë të thelluar sanksionesh ndaj Iranit. Duke komentuar nismën përkatëse, Gjinali nënvizoi që tashmë po hyjmë në momentin thelbësor dhe nevralgjik të konfliktit ku “Ushtarakja” po zëvendësohet nga “ Ekonomia” , hallkë që do të shenjojë një perspektivë të re të ecurisë së konfliktit. Duke vijuar argumentin, Gjinali shtoi që “Ekonomia” përmes sanksioneve përbën rrugëtimin në zemrën dhe thelbin e konfliktit duke patur parasysh qe “Hormuzi” përbën zgjidhjen e munguar, efektet e së njëjtës moszgjidhje po ndihen në nivel botëror, veçanërisht efektet ekonomike.
Duke i konsideruar deklaratat e palës Iraniane si retorike, Gjinali theksoi nivelin e pritshmërisë jo vetëm mbi shkallën e aplikimit të sanksioneve, por gjithashtu dhe mbi aftësinë e SHBA për ndërtimin e një koalicioni të gjerë përfshirës mbi aplikimin e mundshëm te sanksioneve; këto janë momentet politike që mund të ndriçojnë politikisht segmentet e së ardhmes- theksoi ai.
Në fund, Gjinali përfundoi duke shprehur një projeksion mbi mundësinë e rritjes së kohezionit të aleancës Perëndimore veçanërisht pas zgjidhjes së munguar të problemit të “Hormuzit”, një aset gjeografik që nuk po përdoret efektivisht politikisht nga Irani, por si një instrument zvarritjeje dhe presioni ndaj botës në tërësi
Politologu Ardit Gjinali: Sanksionet e SHBA, po hyjmë në fazën thelbësore të konfliktit
RELATED ARTICLES







