HomeRajoniPolitologu Ardit Gjinali: Ngërçi politik po dëmton Kosovën, po vonon institucionet dhe...

Politologu Ardit Gjinali: Ngërçi politik po dëmton Kosovën, po vonon institucionet dhe po dobëson pozitën ndërkombëtare

Advertismentspot_img

Analisti Ardit Gjinali, në një intervistë për “Ora News”, ka komentuar situatën e krijuar në Kosovë, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë politike, institucionale dhe kushtetuese.

Sipas Gjinalit, ngërçi politik në Kosovë ka vijuar prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 dhe ka sjellë një vakum institucional, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet e vendit me partnerët ndërkombëtarë.

“Republika e Kosovës sot ndodhet në një moment të vështirë politik, institucional dhe në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, u shpreh ai, duke theksuar se vendi po humbet kohë politike për shkak të krizave të brendshme.

Analisti kritikoi veçanërisht partinë më të madhe në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, duke argumentuar se mungesa e vullnetit politik për zhbllokimin e situatës ka ndikuar në mosfunksionimin e institucioneve.

Gjinali nënvizoi se konstituimi i Kuvendit është hapi themelor për funksionimin e një republike parlamentare.

“Pa konstituimin e Kuvendit nuk mund të realizosh asgjë. Kuvendi është baza dhe e gjithë jeta politike fillon pikërisht nga parlamenti”, deklaroi ai.

Sipas analistit, zvarritja e procesit lidhet edhe me përpjekjet për të shmangur përballjen me disa prej çështjeve më të vështira politike, përfshirë marrëveshjen e Ohrit, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe dialogun me Serbinë.

Gjinali tha gjithashtu se kriza e brendshme ka pasoja në arenën ndërkombëtare, duke përmendur fondet e Bashkimit Evropian dhe dialogun strategjik të pezulluar me Shtetet e Bashkuara.

“Populizmi e ka drejtuar partinë më të madhe drejt shtyrjes së mëtejshme të kohës, për t’iu shmangur këtyre sfidave”, u shpreh analisti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular