HomeKronikeAksident i rëndë në Lezhë, ‘audi’ përplas për vdekje 13-vjeçarin që po...

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘audi’ përplas për vdekje 13-vjeçarin që po lëvizte me monopatinë

Advertismentspot_img

LEZHË – Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme ku humbi jetën i mituri që po lëvizte me monopatinë

Aksienti u regjisteua në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë-Shkodër.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur mjetin monopatinë me të cilin po lëvizte 13-vjeçari. Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë rrugës.

Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular