Një e afërme e familjes së Gentian Manatit që jeton në SHBA, ka rrëfyer për mediat amerikane detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ku banesa e tyre u përfshi nga flakët dhe për pasojë humbën jetën tre fëmijë, ndërsa të tjerët mbetën të plagosur.
Fëmijët që vdiqën ishin binjakë 11-vjeçarë dhe vëllai i tyre 2-vjeçar. Prindërit Gentian Manati dhe gruaja e tij, Albana, i mbijetuan zjarrit, së bashku me dy fëmijët e tjerë të çiftit.
Kushërira Kelly Manati tha se prindërit e kanë të vështirë të pranojnë që fëmijët e tyre kanë ikur.
“Duke humbur tre fëmijë brenda një nate dhe duke qenë pa shtëpi, jeta do të ndryshojë. Jeta e tij, sigurisht, do të ndryshojë përgjithmonë.
Të copëton zemrën kur e dëgjon, sidomos për një kushëri. Përpiqesh të mos jesh emocional, por nuk mund ta ndalosh dot”, u shpreh ajo.







