Gazetari dhe analisti i njohur Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me parandalimin e një ngjarje të rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Kavajë, ku 47-vjeçari Melison Nela u arrestuar nga policia pak para se vriste disa të rinj që i kishin dhunuar nipin.
Kikia e quan të papranueshëm faktin që kamarieri 18-vjeçar u dhunua nga pronarët e hotelit, pasi ka kërkuar pagën e tij. Gazetari shkruan se 4 të rritur u bënë bashkë për të dhunuar të riun, teksa nuk nguron t’i quajë bastardë.
Ndërsa më tej analisti nuk i ka kursyer kritikat për Policinë e Shtetit. Edhe pse e përshëndet për parandalimin e krimit, Kikia shkruan se sjellja e policisë me 47-vjeçarin është e gabuar dhe se donte të bënte show.
“Nje polic bertet fort, pa lidhje, “ulu ulu, ulu poshte”. Dhe pse te prangosur, e gjunjezojne dhe e shtrijne burrin tek dera e makines, pa asnje arsye”, thekson ai.
Po ashtu ai iu bën thirrje ministrave që të vizitojnë në spital adoleshentin e dhunuar, pasi sipas tij është një rast i rëndë
Postimi i plotë:
Kjo maskarade ndodh vetem ne Shqiperi!
Nje histori qe zor se mund ta ndeshesh ndokund botes demokratike.
Nje kamarier 18 vjecar, qe punonte ne nje hotel ne Golem, dhunohet, duke perfunduar ne spital, nga 4 persona, sepse kerkonte pagen. Imagjino te pretendosh qe ai te kete kontrate pune.
Dhunuesit jane dy djemte e pronarit te hotelit, Florian Habilaj dhe Arbër Habilaj, si dhe shoku i tyre Enold Dragoti. Nuk kane mjaftuar keta, por ne ndihme u ka ardhur edhe dhëndri i familjes Habilaj.
Cfare bastardesh!
Kater burra per te rrahur nje 18 vjecar!
Dhuna ne grup eshte tjeter veti e jona “burrerore”. Ne po te vume poshte, te marrim shpirtin.
Mbi te gjitha, rrahin nje djale qe e kishin punesuar. Sepse u kerkoi pagen. Edhe sikur ta kishin kapur duke vjedhur, ka organe shteterore qe merren me te.
Cfare bastardesh!
Xhaxhai i djalit te rrahur, qe perfundoi ne spital nga dhuna, merr nje Kallashnikov dhe shkon te beje drejtesine.
Ketu vjen pjesa tjeter e bukur!
Policia, e cila duhet pershendetur per parandalimin e nje krimi te rende, e kap xhaxhain me arme dhe “rive ne skene ngjarjen”, per ta filmuar.
E marrin te arrestuarin, me pranga me duar, dhe e cojne tek dera e makines ku eshte arma.
Nje polic bertet fort, pa lidhje, “ulu ulu, ulu poshte”. Dhe pse te prangosur, e gjunjezojne dhe e shtrijne burrin tek dera e makines, pa asnje arsye.
Historia vazhdon….
Ata kater dhunuesit, qe kishin fshire edhe pamjet e kamerave te sigurise, per te zhdukur provat, do te deklarojne se e rrahen per vetembrojtje kamarierin.
P.S:
Te isha Minister i Brendshen, do ta vizitoja ate djalin ne spital.
Te isha Minister i Turizmit, gjithashtu!
Te isha Minister i Punes, serish do te shkoja







