HomeKronikeTRAGJEDI NË POLIÇAN/ 31-vjeçari mbulohet nga masivi i dheut gjatë hapjes së...

TRAGJEDI NË POLIÇAN/ 31-vjeçari mbulohet nga masivi i dheut gjatë hapjes së pusit të ujit, nuk i mbijeton dot pavarësisht ndërhyrjes

Advertismentspot_img

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në një aksident gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji në fshatin Zhitom të Poliçanit. Ngjarja ndodhi gjatë punimeve me fadromë, kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe e zuri poshtë të riun.

Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, ishte duke punuar me një mjet fadromë në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç. Gjatë punimeve, masivi i dheut u shkëput dhe ra mbi 31-vjeçarin.

Pavarësisht ndërhyrjes, 31-vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Pas ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 39-vjeçarit E. Gj., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular