HomeKultureBledar KACA, “QYTETAR NDERI” i Dibrës – Rrugëtimi 22-vjeçar nga Zall-Dardha në...

Bledar KACA, “QYTETAR NDERI” i Dibrës – Rrugëtimi 22-vjeçar nga Zall-Dardha në skenat shqiptare e ndërkombëtare

Advertismentspot_img

PESHKOPI – Një mbrëmje kushtuar këngës, traditës dhe identitetit dibran u zhvillua më 25 gusht 2026 në sheshin para Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli” në qytetin e Peshkopisë, ku qindra e qindra qytetarë artdashës të cilët u bënë pjesë e koncertit recital të këngëtarit Bledar Kaca. Ky spektakël muzikor erdhi në një ditë të veçantë për artistin, i cili po këtë mbrëmje ishte nderuar nga Bashkia me titullin “Qytetar Nderi” i Dibrës.
Titulli iu dorëzua në një ceremoni solemne nga kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu. Vlerësimi u akordua me këtë motivacion: – Për kontribut të spikatur në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë artistike e kulturore dibrane si artist dhe këngëtar i talentuar, për përkushtim të vazhdueshëm në pasurimin dhe përcjelljen ndër breza të folklorit dhe identitetit kulturor të Dibrës, si dhe për përfaqësimin me dinjitet të vlerave të saj në hapësirën mbarëshqiptare”. Mbrëmjen e zbukuroi dhe pjesmarrja e këngëtarëve;Liri Rasha, Silva Gunbardhi, Altin Sulku, Fatjon Dervishi, Mentor Topuzi, Gentjan Dervishi, Ganimete Dibra.



Një skenë, një publik dhe kënga dibrane


Mbrëmjen e koncertit, të moderuar nga Dëfrim Methasani, Bledar Kaca solli një program rreth dy orë, duke ndërthurur këngën popullore me repertorin që ka shoqëruar rrugëtimin e tij artistik. Pjesë e veçantë e programit ishte kënga “Mos harro se je dibran”, me vargje të poetit Munir Hoxha. Artisti e zgjodhi atë si këngën hapëse, ndërsa publiku iu bashkua interpretimit, duke e kthyer momentin në një nga pjesët më emocionuese të mbrëmjes. Në vijim, Bledar Kaca interpretoi edhe këngët; “Moj Bulqizë, unazë floriri”, “Kolazh këngësh dasme” dhe “Sofra e Veriut”. Momente të veçanta ishin edhe duetet etij me Ganimete Dibra dhe Xhesilda Përshqefa, përkatësisht në këngët “Halli i martesës” dhe “Ty t’ka fal Zoti për mu”.

Nga Tartaj e Zall-Dardhës, një rrugë e nisur që në fëmijëri

Bledar Kaca ka lindur dhe është rritur në Tartaj të Zall-Dardhës. Kontakti i tij me muzikën nisi herët sic nis më shumë prej banorëve të kesaj zonë burimore muzikore, por që ky djalë do të spikaste fuqishëm si profesionistë. Pas shkollimit fillor në vendlindje, ai ndoqi shkollën 8-vjeçare “Maliq Topuzi” në Lashkizë, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Durrës pas largimit të familjes nga vendlindja. Më pas u diplomua në Universitetin e Tiranës për mësues muzike për shkollat e mesme.
Viti 2001 shënon fillimin e rrugëtimit të tij artistik. Në moshën vetëm 13 vjeç, ai nisi të merrte pjesë në gëzime familjare si muzikant, duke luajtur me daulle e tupan por me dëshirën për tu rritur profesionalisht dhe ardhur në këtë stad ku ndodhet si një prej zërave më të mirë të Dibrës, veriut dhe jo vetëm. Tre vite më vonë, në 2004, filloi të këndojë me një grup orkestre në Dibër. Paralelisht, u angazhua edhe me grupin folklorik të vendlindjes, nën drejtimin artistik të drejtuesit të shtëpisë së Kulturës Zallë Dardhë Xhelal Çerpja. Në 2006, Kaca u shpërngul në Sukth të Durrësit, ku vijoi aktivitetin muzikor dhe ndërtoi më tej profilin e tij artistik.

Kënga dibranë e përçuar nga Bledar Kaca përtej kufijëve

Me kalimin e viteve, aktiviteti i Bledar Kacës u zgjerua dukshëm brenda ëshët edhe jashtë Shqipërisë. Ai ka performuar në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Suedi, Hollandë dhe Angli, duke përcjellë këngën dhe vlerat e traditës dibrane edhe për publikun shqiptar jashtë vendit. Në repertorin e tij numërohen sot Bledar Kaca numëron mbi 50 këngë. Gjatë karrierës, ai ka bashkëpunuar në skenë dhe në ekran me një numër të madh artistësh, mes tyre Vida Kunora, Elvira Fierza, Perlat Sheqeri, Afërdita Lala, Elma Halili, Ganimete Dibra, Xhesilda Përshtjefa, Leonard Islami, Ramadan Topuzi, Gentjan Dervishi, Mirgen Zela, Artjol Sulemani dhe Visi Meçi. Lidhja me vendlindjen dhe traditën vazhdon edhe sot. Bledar Kaca është ende pjesë e Ansamblit “Kuvendi” të Zall-Dardhës.

Familja, mbështetja e fuqishme që shoqëron artistin

Pas figurës së këngëtarit që ngjitet në skenë qëndron edhe një familje që e ka shoqëruar dhe mbështetur në rrugëtimin e tij.  Bledar Kaca është i martuar me Donikën dhe ka dy fëmijë, Melisën të cilën edhe e ka angazhuar në projektet e tij muzikore si dhe Klevisin. Bashkëshortja e tij ka qenë një mbështetje e rëndësishme në këtë rrugëtim dhe ishte pjesë e mbrëmjes së 25 gushtit, duke u ngjitur edhe në skenë gjatë interpretimit të “Moj Bulqizë, unazë floriri”. Bledari mban lidhje të fortë edhe më prindërit; babain Shefqet Kaca, ndihmësmjek i cili ka shërbyer me sakrificë dhe devotshmëri deri në vitet e vona të demokracisë në fshatrat e Dardhës; Tartaj, Lashkizë, Shënlleshën, Merskan, Soricë dhe Qa dhe jo vetëm. Të njëjtën lidhje e mban edhe me  nënën Lirie si dhe vëllain Taulantin dhe dy motrat Elidona dhe Adriana.

Një titull i merituar që vjen pas 22 vitesh këngë në skenë!

Koncerti recital i 25 gushtit në Peshkopi nuk ishte thjesht një mbrëmje artistike. Ai u zhvillua në një moment simbolik të karrierës së Bledar Kacës, pikërisht kur ai mori titullin “Qytetar Nderi” i Dibrës.Pas më shumë se dy dekadash në skenë, nga gëzimet familjare ku nisi si 13-vjeça, te skenat shqiptare dhe ato ndërkombëtare, Bledar Kaca vijon të mbajë në repertorin e tij këngën dhe traditën e vendlindjes.Dhe në sheshin e Peshkopisë, mes qindra artdashësve dhe duartrokitjeve, titulli i ri u shoqërua me një mesazh të thjeshtë: një artist që e ka nisur rrugën nga fshati Tartaj i Zall-Dardhës dhe që vazhdon ta mbajë Dibrën pjesë të pandarë të këngës së tij duke e përçuar përmes talentit në skenaat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky vlerësim i Bledar Kacës pse jo është dhe një homazh për të gjithë artistët nga Zall Dardha që nuk rrojnë më dhe kanë bashkëpunuar më të, por dhe të tjerë që edhe pse kanë spikatur dukshëm nuk janë vlerësuar ndër vite.

startnews.al, e uron Bledar Kacën për këtë vlerësim dhe të tjera suksese të ketë më talentin që ka.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular