nga Prel Dedaj
Po e bën edhe libër…
Libri i tretë.
I pari ishte Kurbani, dhe u bë “kurban” çdo një që ky e afroi, apo iu afrua, prej në politikan deri në kriminel…kaq miksim bëri sa që kriminalizoi politikanët dhe politizoi kriminelët.
I dyti është ai libri “The Albanian Files”me konsiderata të arkitektëve të cilët ftohen nga Rama dhe bëjnë çfarëdo ai, duke u paguar të gjithë me lekë valixhesh të cilat janë ambalazh edhe i kokainës…
Ky libri i tretë është më i pakuptimti.
Edi Rama, përdor me djallëzi një virtyt të shqiptarit që edhe “mbyten në fjalën e vet”, duke folur për besë: Ky me popullin???????
Në malësi, gjatë luftës dikush nga Partia Komuniste i shkon një fshatari dhe i thotë që dua besën tënde. Ky iu përgjigj duke pyetur: Po sa besa ka njeriu? Një ia ktheu komunisti.
Dhe ky i tha. Po atëherë, nuk kam më, sepse atë që kisha, ia kam dhan filanit…
Ndaj Edi Rama nuk mund të marrë besë.
Detyra e tij nuk ka nevojë për besnikëri. Ka nevojë për ndershmëri.
Këtej ku jetoj, fjala BESË do shumë shpjegim që të ta kuptojnë…
Ka shumë e shumë vite që është zevëndësuar me fjalën KONTRATË.
Ndaj kur shkel kontratën: burgos njerëz që nuk paguajnë dot 3 mijë lek energjinë dhe nuk lejon të shkojë në burg ajo që ka bërë çfarë ti i ke thënë duke vjedhur të gjithëve 50-60 milion euro, jo që nuk ke besë jo që nuk je “shkrimtar”, por nuk je as njeri.
Je përbindësh







