Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka qenë i ftuar i parë i sezonit të ri të “She’s On Air” në Top Albania Radio. E sigurisht nuk kanë munguar deklaratat e forta që vetëm ai di të bëjë.
Në një moment kur ai u pyet në lidhje me Selin Bollatin, Rogerti u shpreh se ai është arsyeja e madhe se pse ka fituar këtë edicion të reality show-t.
Dhe më pas në lidhje me ish-finalistin tjetër, Armir Shahini, ai u shpreh se Miri kishte bërë kontratë me vetëveten se do e fitonte Big-un, por i ra poshtë se bëri gabime. Rogerti shtoi se nëse do e fitonte Miri, ai do të largohej nga Shqipëri dhe Anglia, do të ikte larg.
Pjesë nga intervista:
Rogerti: Njerëzit e zgjuar si puna e Selin, e kuptojnë shumë mirë që në fakt, për të keq ose të mirë, unë kam qenë arsyeja më e madhe pse ajo ka fituar.
Gazetarja: Po thua që nuk ka qenë Miri?
Rogerti: Miri ishte lart kur hyra unë dhe Miri ishte i shkruar dhe i përshkruar në kontratë për t’a fituar. Në kontratë me vetëveten, jo kontratë kështu ligjore. Por i ra poshtë të shkretit se bëri shumë gabime.
Gazetarja: Nëse Selin nuk do të fitonte, a do të mbaje ti sërish këtë qëndrim që po mban tani? Që po sillesh mirë, po thua lëvdata ndaj saj.
Rogerti: Po kështu kam qenë gjithmonë, po të mos më dilte kundër.
Gazetarja: E zëmë se nuk do të fitonte ajo, por do të fitonte Miri. Ti sërish do të mbaje këtë qëndrim?
Rogerti: Po me Mirin nuk shkova mirë se u prisha. Po të fitonte Miri, unë të ikja nga Shqipëria, nga Anglia. Do isha larg unë po të fitonte Miri. Sapo i dola kundër, ai tha se nuk fitoj unë por Selin.







