Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 04:55 të mëngjesit, në kohën që viktima po dilte nga banesa e tij në rrugën Vrutu.
Mësohet se atentatorët ishin dy persona dhe u larguan me një motoçikletë.
Viktima është 55 vjeç, por për momentin nuk bëhet publik emri i tij. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës.







