HomeSportVIDEO/ E quajnë “tentativë vrasjeje”, djali i legjendës së futbollit bën për...

VIDEO/ E quajnë “tentativë vrasjeje”, djali i legjendës së futbollit bën për spital kundërshtarin

Advertismentspot_img

PSV Eindhoven ka fituar në transfertë ndaj Ajaksit, por rezultati i sfidës ka kaluar në plan të dytë për shkak të një incidenti që ka ndodhur pak minuta para fundit të ndeshjes e që në rrjetet sociale po komentohet si një “tentativë vrasjeje”.

Kur mbeteshin 10 minuta para fundit të ndeshjes, Ruben Van Bomel, djali i legjendës Mark Van Bomel, bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Aron Bouman të Ajaksit, i cili po përpiqej të godiste topin me kokë.

Van Bomel u ndëshkua vetëm me të verdhë mes protestave të lojtarëve e publikut vendas, ndërsa Bouman u dërgua në spital, ku ka qëndruar për vizita mjekësore të hollësishme, pasi ka pësuar shtypje e fraktura pas goditjes që mori në ato momente. Sipas mjekëve, ai do të mungojë deri në tetor nga fushat e lojës.

Nëse në rrjet dhe në media ka nisur sulmi ndaj Van Bomelit për atë ndërhyrje, vetë futbollisti raportohet se ka mbetur i tronditur nga ngjarja. Menjëherë pas ndeshjes, ai kishte shkuar në dhomat e zhveshjeve të futbollistëve të Ajaksit për të kërkuar falje për atë që kishte ndodhur dhe për të mësuar për gjendjen e kundërshtarit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular