HomeAktualitetU fut me armë në studion muzikore, Gjesti dënohet nga Gjykata e...

U fut me armë në studion muzikore, Gjesti dënohet nga Gjykata e Prishtinës

Advertismentspot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, lidhur me akuzën për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësja Edita Çanta.

Për veprën penale “Kanosje”, i akuzuari u dënua me 2 vjet burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër penale brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, u dënua me 3 mijë euro gjobë. Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, u dënua me 3 mijë euro gjobë.

Ndaj Gjestit, Gjykata shpalli dënim unik me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë. Në dënimin me gjobë, i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular