HomeOP EDVështrim/Politikanët dhe intelektualët… nga Skënder MULLIQI

Vështrim/Politikanët dhe intelektualët… nga Skënder MULLIQI

Advertismentspot_img

 nga Skënder MULLIQI

—- Në këtë mes shtrohet pyetja ku mbetën intelektulat? I ka mbuluar shumicën indiferenca në inkuadrimin e rrjedhave shoqërore politike në një kohë kur vendi po përballët të jetë ose mos të jetë.Duket së historikisht intelektualet ishin ata që dështuan më shumë.Ata po dështojnë në pritje të mëdha të qytetarëve.Dhe, në një moment , ata ishin një mbështjetje  e nevojshnme për të gjithë.Një digë kunder të keqës.Ata po fshihen pas justifikimeve banale.Heshtja në këtë krizë të kapluar, nuk ju bën aspak nder…

 Skënder MULLIQI

 Ka kohë qe kjo klasë politike po vazhdojnë të gënjejnë pa kujdes.Po vjedhin.Po rrëmbjenë.Pak  gjë po zbulohet dhe shumë po mbulohet.Një rreth pa fillim dhe pa fund.Sikur më sy të lidhur , endemi midis të sotmen dhe të nesermes.E nesermja dukët e pa besë.E zvetnuar e pa çartë. Ata vazhdimisht grabisinë mundësit tona, mundin dhe djerësën tonë për një të ardhme më të mirë në tokën tonë.Po na përdhunojnë shpresen, anulojnë dinjitetin.Pyetje e vetme është se deri kur kjo heshtje varri para varrmihësve  ?Ndoshta në jemi pengesa?Hajdutet nuk do të ofrojnë asgjë më shumë.Për ta Kosova është bërë Eldorado e ëndrrave të tyre të egra.Politikanët janë bërë ujqër.Po shqyejnë më të dobëtit.Ata nuk kanë asgjë për të humbur, humbës jemi në gjumica në këtë vend të pa fat më këta njerëz të mbrapshtë dhe hileqar .Po mbahen në këmbë artificialisht.Me të rinjët kan mbaruar punë , i kan larguar shumicën nga Kosova.Ata nuk kan guxim për asgjë, zatën nuk e dëshirojnë guximin së ju prishë reahtinë e tyre .

Në këtë mes shtrohet pyetja ku mbetën intelektualwt? I ka mbuluar shumicën indiferenca në inkuadrimin e rrjedhave shoqërore politike në një kohë kur vendi po përballët të jetë ose mos të jetë.Duket së historikisht intelektualet ishin ata që dështuan më shumë.Ata po dështojnë në pritje të mëdha të qytetarëve.Dhe, në një moment , ata ishin një mbështjetje  e nevojshnme për të gjithë.Njw digë kunder të keqës.Ata po fshihen pas justifikimeve banale.Heshtja në këtë krizë të kapluar, nuk ju bën aspak nder.Sikur janë mbështjellur në një vello të misteriozitetit të madh.Mos solidariteti i hapur më popullin është tradhëti.Aktualisht,  ekziston një kategori e intelektualëve  frikacakë të cilët nuk po i ndihmojnë të ardhmës. Sa kanë vlerë diplomat e tyre kur nuk janë të vetëmjafuteshem, kur ata mungojnë ne jetën shoqërore dhe ikin nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë public.Vetëbesimi i tradhton, sepse nuk e kanë pasur kurrë, e aq më pak e kanë përsosur. Ata janë mesatarë.  Fati i tyre është borgjezia e vogël. Ata nuk u ndriçuan kurrë nga drita e një shpirti të hapur primordial. Sepse nuk e lejojnë dritën t’i prekë. Ata kanë frikë se mos digjen!Ata në fakt janë bërë të dyshmit së çfarë është liria!Ose e dinë por preferojnë heshtjen e varrit.Ata sikur kanë mbetur të gozhduar në kohën kur  domosdo duhet të thyejnë heshtjën.Ata  janë intelektualë sepse kanë një sfond “akademik”.  Roli i tyre shoqëror është i diskutueshëm.

Inkuadrimi në rrjedhat shoqërore dhe politike , nuk do të thotë të heqesh dorë nga fytyra jote siq po ndodhë .Ne shumë raste përfaqësuesit e tyre më të shquar janë anëtarë të lartë të partive politike, lobeve ekonomiko-oligarkike  të aparatit burokratik të trashëguar. Ata nuk i shmangen asgjëje. Ata nuk udhëhiqen nga parimet etike dhe njerëzore.

Pa dyshim se kemi intelektualë të mirë.Pa,ndihmen e tyre nuk bëhën ndryshimet në shoqërinë e sotme .Intelektualët e mirëfilltë janë njerëz të cilët frymëzojnë , motivojnë  e stimulojnë .Ata  kan mbetur zëri i vetmuar  në klithmën e mbytur të korbave.Sistemi i udhëhequr nga mediokritetet  i margjinalizoi ata nga të gjitha fushat e ndikimit shoqëror, duke zëvendësuar vendet e më të mirëve me më të këqijtë.Vetëm intelektualet e pa përkulur  mund të krijojnë  ide të mjaftueshme , imune ndaj kebërsve politikë dhe servilëve të tyre  që  po na presin kapelat. Pyetje është nëse kemi intelektualë të mjaftushëm e të fortë që do të marrin përsiper barrën e ndryshimit të gjerave.Natyrisht së kemi…

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular