HomeAktualitetDrejtori i Përgjithshëm i AMP-së takohet me Dërguarin Special të Presidentit të...

Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së takohet me Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-së për Partneritetin Global, Ambasadorin Paolo Zampolli

Advertismentspot_img

Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së takohet me Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-së për Partneritetin Global, Ambasadorin Paolo Zampolli.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose ka pritur sot në takim dypalësh të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetin Global, Ambasadorin Paolo Zampolli.

Gjatë takimit diskutua mbi çështje me rëndësi dhe interes të përbashkët, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe kontributin dhe ekspertizën e partnerëve amerikanë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë.

“I dërguari i posaçëm përcolli qëndrimin e Presidentit Donald Trump, i cili që prej vitit 2017 e ka cilësuar fentanilin si një nga drogat më të rrezikshme dhe një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, për shkak të pasojave të rënda dhe vdekjeve në masë që shkakton.
Në këtë drejtim, theksuam rëndësinë e parandalimit, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe partnerëve amerikanë”, bën me dije kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për ardhjen e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke e konsideruar këtë një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë.

“Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara mbeten partnerë të rëndësishëm dhe të besueshëm, të bashkuar nga një marrëdhënie strategjike dhe një angazhim i përbashkët për forcimin e sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”, thuhet në njoftimin e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular