Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Prof.Asc. Silvana Bara mori pjesë si përfaqësuese e UMT në EAIE Conference & Exhibition 2026, zhvilluar në Glasgow, Skoci, më 8–11 shtator 2026.
EAIE Conference & Exhibition është një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimit të universiteteve.
Konferenca e vitit 2026 ishte edicioni i 36-të dhe kishte si temë “The Rhythm of Revolution”, duke u fokusuar në ndryshimet, inovacionin dhe zhvillimin e arsimit të lartë në një mjedis gjithnjë e më ndërkombëtar.
Gjatë eventit u zhvilluan një numër i madh sesionesh, diskutimesh, prezantimesh dhe aktivitetesh profesionale, me tema që lidhen me:
• Ndërkombëtarizimin e universiteteve
• Bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë
• Shkëmbimet dhe mobilitetin e studentëve dhe stafit
• Krijimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare
• Projekte dhe metoda të reja në arsimin e lartë
• Përvojat dhe praktikat më të mira të universiteteve europiane dhe ndërkombëtare
• Strategjitë e universiteteve dhe zhvillimin e tyre në një mjedis global
• Komunikimin dhe përdorimin e mediave sociale nga universitetet
• Bashkëpunimin dhe kalimin nga konkurrenca drejt bashkëpunimit ndëruniversitar
• Ndërveprimin ndërkulturor dhe ndikimin afatgjatë të ndërkombëtarizimit.
Një nga temat e sesioneve ishte edhe “From competition to cooperation: Redesigning incentives for equitable student mobility in Europe”, që lidhet drejtpërdrejt me krijimin e mundësive më të barabarta për mobilitetin studentor në Europë.
Exhibition ishte hapësira ku universitete, institucione dhe organizata nga vende të ndryshme prezantonin aktivitetin e tyre, programet, mundësitë e bashkëpunimit dhe projektet ndërkombëtar







