Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ku një shtetas dyshohet se është goditur me çekiç pas një konflikti.
Sipas burimeve paraprake, autori i dyshuar ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku është konfliktuar me babain e saj. Gjatë përplasjes, dyshohet se e ka goditur me çekiç shtetasin me inicialet E.G.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.







