HomeAktualitetGJKKO jep njoftim zyrtar: Nesër seancë pyetjeje me Vlora Hysenin, ish-drejtuesen e...

GJKKO jep njoftim zyrtar: Nesër seancë pyetjeje me Vlora Hysenin, ish-drejtuesen e SHISH

Advertismentspot_img

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka caktuar për ditën e nesërme, 24 shtator, seancat për marrjen në pyetje të ish drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani.

Seanca për Hysenin u caktua për në orën 12:00, ndërsa për Kalluçin dhe Sulejmanin në orën 09:00.

Ndaj Vlora Hysenit, e cila dyshohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, që lidhen respektivisht me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Për Fatjon Kalluçin, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, gjykata ka caktuar masën “arrest në burg”. Të njëjtën masë sigurimi ka marrë edhe Embro Sulejmani, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Masat e sigurisë ndaj ish drejtoreshës së SHISH lidhen me hetimin që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Në të njëjtin procedim, SPAK njoftoi se Gjykata e Posaçme lejoi kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe të një kompleksi vilash në zonën e Shkozetit në Durrës.

Njoftimi: 

Njoftim për caktimin e seancës për marrjen në pyetje të personave nën hetim Vlora Hyseni, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar seancën për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani më datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni më datë 24.09.2026, ora 12:00.

dokumenti
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular